Ndërlidhjet

Çështja e IS-it, do të dominojë në takimin e Parisit


Kryeministri irakian Haider al-Abadi
Kryeministri irakian Haider al-Abadi

Planet e Irakut për të rimarrë qytetin perëndimor Ramadi i cili është vënë në kontroll nga Shteti Islamik, do të dominojnë në takimin e Parisit që do të mbahet sot.

Në këtë takim do të marrin pjesë ministrat e jashtëm nga një koalicion i gjerë ndërkombëtar, për ta luftuar ketë grup militant.

Në këtë takim kryeministri irakian Haider al-Abadi, do të tregojë planet se si qeveria e tij synon ta rimarrë atë vend dhe nga partnerët e koalicionit do të kerkojë ndihmë, ka thënë për gazetarët një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ministrat nga 20 vendet të Lindjes së Mesme dhe Perëndimi, në përbërje të koalicionit, do të theksojnë se është thelbësore për Irakun përfshirja e pakicës në vendimmarrje, në mënyrë që të ketë sukses në veprimet kundër militantëve.

"Ramadi është një goditje e madhe", ka thënë një burim diplomatik francez. Ai ka deklaruar se “është e rëndësishme që të gjithë në Irak të marrin pjesë në kundërshtimin e IS-it".

XS
SM
MD
LG