Ndërlidhjet

logo-print

Nëntë persona vriten në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Nëntë persona, përfshirë një grua, janë vrarë në një sulm të militantëve në veri të Afganistanit.

Sulmi u zhvillua në mëngjes në një lagje të provincës Balkh.

Zyrtarët lokal thanë se viktimat ishin nga një grup prej 11 punëtorëve afganë të cilët ishin duke punuar për një organizatë humanitare.

Dy persona kanë arritur që të ikin nga sulmi.

Deri tash askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Në krahasim me vendet e tjera veriore afgane gjatë vitit të kaluar, siguria në Balkh ka qenë relativisht e qëndrueshme.

Zëdhënësi i shefi të policisë provinciale Shir Jan Durrani, tha se forcat e sigurisë javën e kaluar, kanë filluar një operacion kundër militantëve.

XS
SM
MD
LG