Ndërlidhjet

Rohani: Irani do të mbështesë Assadin


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, është zotuar se vendi i tij do të mbështesë presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, deri në fund.

Ai i ka bërë këto komente në Teheran, derisa ka takuar kryetarin e Parlamentit të Sirisë, Mohammad al-Laham.

Takimi pason fitore të mëdha të fraksioneve të armatosura opozitare në Siri, gjatë muajve të fundit.

Javën e kaluar, luftëtarët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e qytetit antik Palmira.

Pushteti shiit i Iranit ka mbështetur Assadin dhe babain e tij shumë kohë përpara se të niste konflikti në Siri, në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG