Ndërlidhjet

logo-print

FIFA mohon përfshirjen e Valckes në korrupsion


Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke.

Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke.

FIFA ka mohuar se sekretari i përgjithshëm i saj, Jerome Valcke, është i përfshirë në një pagesë prej 10 milionë dollarësh, e cila është në qendër të hetimeve për korrupsion që po kryejnë Shtetet e Bashkuara kundër Federatës Botërore të Futbollit.

Valcke nuk ka rol në këtë pagesë, e cila është autorizuar nga kryetari i Komitetit të Financave të FIFA-s, ka thënë përmes një deklarate organizata e sportit.

Sipas gazetës New York Times, zyrtarët amerikanë të zbatimit të ligjit besojnë se Valcke ka transferuar para në vitin 2008, në llogaritë bankare të Jack Warner, ish-zyrtar i lartë i FIFA-s, i cili tani përballet me akuzat për korrupsion në SHBA.

Hetuesit besojnë se paratë janë paguar për ryshfet, me kusht që Warner dhe të tjerët t’i jepnin votën Afrikës së Jugut, si nikoqire e Kupës së Botës më 2010.

XS
SM
MD
LG