Ndërlidhjet

FOL: Në sistemin e drejtësisë shumë raste korruptive të pazgjidhura


Ilustrim
Ilustrim

Lëvizja FOL ka publikuar statistikat anti-korrupsion të Policisë, Prokurorisë, Gjykatave të Kosovës si dhe statistikat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike për periudhën janar-mars 2015.

Të dhënat për lëndë të korrupsionit tregojnë se Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjykatat gjatë tre mujorit të parë të vitit 2015 kanë trajtuar dhe pranuar në punë gjithsej 2286 raste kundër-korrupsion.

Nga këto lëndë Policia e Kosovës, ka trajtuar gjithsej 140 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar 7 raste, për dhënie të ryshfetit 20 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 113 raste. Nga këto raste Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona.

Ndërkaq, Prokuroria gjatë kësaj periudhe raportuese ka pranuar në punë gjithsej 1,375 raste, nga 38 rasteka zgjidhur 7 raste. Për dhënie të ryshfetit 29 raste dhe ka zgjidhur 15 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 1,308 raste dhe ka zgjidhur 79 raste.

Gjykatat gjatë kësaj periudhe kanë pranuar 771 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar 86 raste dhe kanë zgjidhur 3 raste, për dhënie të ryshfetit 44 raste dhe ka zgjidhur 15 raste si dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 641 raste dhe ka zgjidhur 52 raste.

Kurse, të dhënat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike tregojnë se për periudhën e parë të vitit janar-mars 2015, vlera e përafërt e pasurive të ngrira ose të sekuestruara arrin në vlerën 265.470 euro. Gjithashtu ka ngrirë/sekuestruar 15 objekte, 7 vetura, tokë (14.500 m2), 84 asete tjera. Ndërkaq gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar pasuri në vlerë prej 64,487 euro, thuhet në njofimin dërguar mediave.

XS
SM
MD
LG