Ndërlidhjet

MH17: Rusia i hedh fajin Ukrainës


Vendi ku është rrëzuar fluturimi MH17.

Vendi ku është rrëzuar fluturimi MH17.

Prodhuesi rus i rakteave Buk ka thënë se fluturimi MH17 i kompanisë Malaysia Airlines, është rrëzuar nga një version i vjetër i raketës.

Mikhail Malyshevsky, këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të prodhuesit Buk, ka thënë se versioni i vjetër vazhdon të përdoret nga ushtria e Ukrainës, por jo edhe nga ushtria ruse.

Malyshevsky ka thënë se analizat e autoriteteve ruse janë bazuar në fotografitë e rrënojave, që janë në dispozicion për publikun.

Kundërthëniet vazhdojnë qysh nga vera e kaluar se kush e ka rrëzuar aeroplanin malajzian, me 298 njerëz në bord.

Ukraina dhe Perëndimi dyshojnë se aeroplani është sulmuar nga një raketë tokë-ajër, e cila është hedhur nga forcat ruse apo rebelët separatistë. Rusia, në anën tjetër, thotë se aeroplani është rrëzuar nga një avion luftarak i Ukrainës.

XS
SM
MD
LG