Ndërlidhjet

logo-print

Përfundon takimi i Hahnit me liderët e Maqedonisë


Johannes Hahn

Johannes Hahn

Takimi i liderëve të partive politike në Maqedoni me komisionarin evropian për politika të zgjerimit, Johannes Hahn, ka përfunduar pak pas orës 17:00.

Pas takimit, Hahn ka deklaruar se marrëveshja e liderëve partiakë për zgjidhje të krizës politike në Maqedoni është në rrugë e sipër.

Takimi i ardhshëm i autoriteteve qeveritare dhe atyre opozitare të Maqedonisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel.

Hahn po ashtu ka thënë se deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm, në Maqedoni duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Takimi midis liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni është duke vazhduar ende.

XS
SM
MD
LG