Ndërlidhjet

Koalicioni anti-IS vazhdon mbështetjen për Irakun


Paris, 2 qershor 2015.

Paris, 2 qershor 2015.

Vendet e koalicionit që po lufton militantët e Shtetit Islamik (IS), janë zotuar për mbështetje të fuqishme për Irakun, në luftën e tij kundër grupit xhihadist.

Ata e kanë bërë këtë zotim në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar pas konferencës në Paris, e cila ka mbledhur ministra nga 20 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, por jo edhe Rusinë, Iranin apo Sirinë.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka thënë se aleatët kanë konfirmuar edhe një herë “unitetin dhe vendosmërinë” e tyre për të luftuar Shtetin Islamik, por kanë tërhequr vërejtjen se lufta do të jetë afatgjate.

XS
SM
MD
LG