Ndërlidhjet

Dënohet me 6 vjet shoku i Tsarnaevit


Dias Kadyrbaev (në mes)
Dias Kadyrbaev (në mes)

Një shok i të dënuarit për sulmet në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, i cili ka penguar hetimet e policisë, është dënuar me gjashtë vjet burgim.

“Më vjen turp nga veprimet e mia”, ka thënë para gjykatës Dias Kadyrbaev, shtetas kazak.

Ai ka pranuar fajësinë për pengimin e drejtësisë, si dhe për largimin e gjërave nga dhoma e Tsarnaevit, pasi është bërë e ditur se shoku i tij dyshohet për sulmet në maratonë.

Sulmet e vitit 2013 kanë lënë të vrarë tre persona, ndërsa kanë plagosur 264.

Tsarnaev është dënuar me vdekje në muajin maj.

XS
SM
MD
LG