Ndërlidhjet

Ministri kinez: Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar


Kinë, 2 qershor 2015.
Kinë, 2 qershor 2015.

Ministri i Transportit i Kinës ka thënë se ekipet e shpëtimit janë “në garë me kohën” për të gjetur të mbijetuar, në mesin e qindra njerëzve të zhdukur nga fundosja e anijes në lumin Yangtze.

“Për aq kohë sa kemi një shpresë të vogël, nuk do të dorëzohemi”, ka thënë ministri Yang Chuantang.

Pesë njerëz janë konfirmuar të vdekur.

Anija ka pasur 458 njerëz në bord, ndërsa së paku 15 prej tyre kanë shpëtuar.

Kapiteni dhe kryeinxhinieri, të dy të mbijetuar, janë arrestuar.

Ata kanë thënë se anija është goditur nga cikloni.

Megjithatë, anija nuk ka dërguar asnjë sinjal për gjendje emergjente dhe alarmi është ngritur nga ata që kanë arritur të notojnë deri në breg.

Shumica e njerëzve në bord kanë qenë turistë të moshës 50 deri në 80 vjeç.

Të afërmit e viktimave janë shprehur të zemëruar për mungesë informacioni.

XS
SM
MD
LG