Ndërlidhjet

Hahn: Zgjedhjet në Maqedoni, në prill të 2016-s


Johannes Hahn

Johannes Hahn

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të realizohen në prill të vitit 2016 pasi paraprakisht të pastrohen listat zgjedhore".

Kjo është marrëveshja e arritur mes udhëheqësve politikë të Maqedonisë, ka deklaruar Komisari për Politikë Evropiane, Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Johanes Hahn.

Ai ka theksuar se gjatë javës së ardhshme në Bruksel, në përbërje të njejtë të liderëve politikë nga Maqedonia: Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi do të mbahet një raund i ri i negociatave, ku pritet të përcaktohen detaje tjera për atë se kush do të organizojë zgjedhjet dhe kush do të kyesojë me Qeverinë .

“U arrit marrëveshje që në fund të prillit të vitit të ardhshëm do të mund organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por shumë me rëndësi është paraparakisht vendi të përgatitet për realizimin e tyre. Të pastrohet lista zgjedhore; dhe ajo që është me rëndësi të vecantë është të pranohen të gjitha rekomandimet e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar komisari Hahn.

Ai shtoi se patjetër duhet punuar në frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit mes partive politike në Maqedoni për të pasur një balans të nevojshëm mes grupeve të ndryshme të shoqërisë.

Hahn në deklaratën e tij për mediat nuk ka përmendur asgjë që ka të bëjë me krijimin e një qeverie kalimtare, ndërsa nuk folur as për insistimin e mëhershëm që LSDM-ja e Zaevit të kthehet në parlament.

Liderët e partive politike, pas takimit maratonik 8 orësh nuk kanë dhënë deklarata për mediat duke theksuar se qëndrojnë pas deklaratës së zotit Hahn.

XS
SM
MD
LG