Ndërlidhjet

Rritet shkalla e inflacionit në Eurozonë


Ilustrim

Ilustrim

Inflacioni në Eurozonë ka dalë pozitiv në muajin maj, pas pesë muajsh rënieje ose stagnimi.

Inflacioni vjetor është rritur në 0.3 për qind, nga 0% sa ka qenë në prill, ka bërë të ditur agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat.

Çmimet e shërbimeve janë rritur 1.3%, ndërsa ato të ushqimit dhe pijeve 1.2%.

Çmimet e energjisë, ndërkaq, kanë rënë me një ritëm të ngadalshëm.

Lajmi do të mirëpritet nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), e cila ka bërë përpjekje të shmangë deflacionin në muajt e fundit.

Në mars, BQE ka nisur një program për blerjen e bonove, në vlerë prej 1.1 trilion eurosh, në përpjekje për të stimuluar ekonominë e Eurozonës.

XS
SM
MD
LG