Ndërlidhjet

Blinken: Mbi 10 mijë pjesëtarë të IS-it janë vrarë


Antony Blinken
Antony Blinken

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se mbi 10 mijë pjesëtarë militantë të Shtetit Islamik (IS) janë vrarë që kur koalicioni ndërkombëtar ka filluar fushatën e saj ajrore kundër këtij grupi, nëntë muaj më parë në Irak dhe Siri.

Në një intervistë dhënë France Inter-radio në Paris, Blinken ka thënë se ka pasur përparim në luftën kundër Shtetit Islamik, por grupi ka mbetur “ende i aftë për të marrë veprime. Kjo fushatë do të marrë kohë dhe kemi konceptuar një plan trevjeçar ”, ka thënë Blinken.

Vendet e koalicionit që po luftojnë militantët e Shtetit Islamik (IS), janë zotuar për mbështetje të fuqishme për Irakun, në luftën e tij kundër grupit xhihadist.

Ata e kanë bërë këtë zotim në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar pas konferencës në Paris, e cila ka mbledhur ministra nga 20 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, por jo edhe Rusinë, Iranin apo Sirinë.

XS
SM
MD
LG