Ndërlidhjet

Emisari amerikan për koalicionin global kundër IS-it, viziton Kosovën


Gjenerali John Allen, foto nga arkivi
Gjenerali John Allen, foto nga arkivi

I dërguari i posaçëm presidencial i Shteteve të Bashkuara për Koalicionin Global në luftën kundër Shtetit Islamik, gjenerali John Allen pritet që nga dita e enjte, të vizitojë Kosovën dhe disa shtete të tjera të rajonit.

Në një komunikatë të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, gjenerali Allen fillimisht do të takohet me autoritetet në Kosovë më 4 qershor.Një ditë më vonë do të vizitojë Malin e Zi, për të vazhduar pastaj në Bosnjë dhe Kroaci, më 8 dhe 9 qershor.

Gjenerali Allen është emëruar në këtë post në shtator të vitit të kaluar, “për të ndihmuar ndërtimin dhe funksionimin e koalicionit në përpjekje për të degraduar dhe shkatërruar Shtetin Islamik.”

XS
SM
MD
LG