Ndërlidhjet

Urdhërarrest ndërkombëtar për komandantin taxhik


Ish-komandanti tagjik Gulmurod Halimov
Ish-komandanti tagjik Gulmurod Halimov

Taxhikistani ka lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar për një komandant të lartë të policisë, i cili u bashkua me grupin e Shtetit Islamik (IS).

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha sot se kolonel Gulmurod Halimov, kërkohet për kryerje të krimeve, duke përfshirë tradhti të lartë dhe pjesëmarrjen e paligjshme në veprimet ushtarake jashtë vendit.

“Duke vepruar për qëllime mercenare, ai i është bashkuar grupit ndërkombëtar terrorist, që e quan veten Shteti Islamik”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Halimov është “përdorur si aktor” në “videot spektakolare”, të cilat kishin për qëllim të arsyetohen “krimet monstruoze” të grupit ekstremist.

Halimovi, i cili ishte komandat i Forcave Speciale në Ministrinë e Brendshme të Taxhikistanit, të njohura si OMON, u zhduk në prill të këtij viti. Më 27 maj, ai u shfaq në një video online, duke mbajtur një snajper dhe duke kërcënuar se do të nis “luftën e shenjtë” kundër Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ai ka thënë se shkaku që është radikalizuar është vendimi i autoriteteve në Taxhikistan për të ndaluar ritet fetare në publik.

XS
SM
MD
LG