Ndërlidhjet

UEFA anulon takimin mbi taktikat kundër Blatterit


Michel Platini, foto nga arkivi

Michel Platini, foto nga arkivi

UEFA ka anuluar takimin e kësaj fundjave në Berlin, në të cilin federatat e vendeve anëtare do të diskutonin mënyrën për t’iu kundërvënë FIFA-s së udhëhequr nga Sepp Blatteri.

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se po presin zhvillimet që do të pasojnëplanet e paralajmëruara nga Blatteri për të dhënë dorëheqje.

Platini ka nënvizuar gjithashtu se “natyrën e paparashikueshme” të hetimeve federale të Shteteve të Bashkuara mbi korrupsionin në futbollin botëror.

Ai tha se “duke marrë parasyshë informacionet e reja që po dalin çdo ditë, mendoj se është më e mençur të presim dhe pastaj ta vlerësojmë situatën”.

Të 54 federatat e vendeve anëtare të UEFA-s është dashur të takohen këtë fundjavë, në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Së paku 10 vende anëtare të UEFA-s mendohet të kenë votuar në favor të Blatterit javën që shkoi, me gjithë thirrjet nga Platini për dorëheqjen e tij.

XS
SM
MD
LG