Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria ukrainase thotë se rebelët po avancojnë në lindje të vendit


Pamje nga Marynka pas luftimeve të sotme në mes të trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë

Pamje nga Marynka pas luftimeve të sotme në mes të trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë

Separatistët pro-rusë kanë nisur një ofenzivë duke sulmuar me artileri të rëndë, përfshirë dhe tanke, pozicione të trupave qeveritare ukrainase në perëndim të Donjeckut, duke përshkallëzuar kështu konfliktin në lindje të vendit, ka thënë sot ushtria ukrainase.

“Në orën 3 të mëngjesit (sipas kohës lokale), armiku ka nisur bombardime masive në pozicionet tona afër Maryinka-s dhe Krasnogorvika-s, duke përfshirë këtu edhe armë të rënda. Ata kanë përdorur tanke dhe artileri”, tha sot zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës Andriy Lysenko.

“Armiku ynë është duke tentuar që të avancojë. Forcat ukrainase janë duke iu bërë ballë të gjitha sulmeve”, tha Lysenko.

Maryinka është 15 kilometra në perëndim të Donjeckut, qytet i cili po kontrollohet nga rebelët pro-rusë.

Shërbimi për media i rebelëve DAN ka cituar një komandat të lartë rebel, Eduard Busarin, duke thënë se përleshja e armatosur është ende duke vazhduar, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Ai ka akuzuar trupat qeveritare se kanë sulmuar me armatim të rëndë forcat separatiste.

XS
SM
MD
LG