Ndërlidhjet

logo-print

Pallati Buckingham njofton për shëndetin e Mbretëreshës


Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II

Pallati mbretëror në Mbretërinë e Bashkuar, ka bërë një veprim të habitshëm, pasi ka konfirmuar se Mbretëresha Elizabeth II ka qenë në spital për të bërë kontrollet e përgjithshme vjetore.

Ky njoftim i Pallatit Buckingham ka ardhur pasi në mediat sociale kanë filluar të qarkullojnë shumë spekulime lidhur me shëndetin e mbretëreshës.

Pallati ka thënë se monarkja 89 vjeçare ka kryer sot kontrollin e saj mjekësor në spitalin King Edward në Londër dhe më pas është larguar.

Spekulimet mbi shëndetin e mbretëreshës Elizabeth kanë filluar pas postimit të një statusi në Twitter, në llogarinë e BBC-së, ku thuhej se ajo ishte dërguar në spital për trajtim.

Më vonë BBC ka kërkuar falje, duke thënë se gabimi ka ndodhur gjatë një ushtrimi, të cilin e ka përshkruar si “ushtrim teknik të mbulimit të lajmit në rast të vdekjes së mbretëreshës".

BBC thotë se “postimet në Twitter për mbretëreshën janë fshirë menjëherë”.

XS
SM
MD
LG