Ndërlidhjet

Opozita kërkon ndërprerjen e procesit të ngritjes së Gjykatës së Posaçme


Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi

Tre liderët e partive politike në opozitë, kanë kërkuar nga udhëheqësit e institucioneve shtetërore në Kosovë, që të ndërpriten menjëherë të gjitha veprimet politike e institucionale në lidhje me amandamentin kushtetues, për themelimin e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte në Kosovë.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Arddhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, kanë nënshkruar një letër publike, drejtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendës-kryeministrit të parë, Hashim Thaçi.

“Amendamenti kushtetues për themelimin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar kërkon suspendimin e dispozitave kushtetuese lidhur me sovranitetin e pushtetit gjyqësor. Ju nuk keni as të drejtë kushtetuese juridike e as legjitimitet demokratik që të dorëzoni sovranitetin e Republikës”, thuhet në letrën e opozitës, në të cilë nënvizohet mes tjerash se "amendamenti kushtetues nuk duhet të sillet për votim në Kuvend".

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur në seancën e javës së kaluar të marrë në shqyrtim këtë amandament kushtetues. Me shumicë votash, ligjvënësit shtynë seancën me arsyetimin se janë në pritje të “dokumentacionit të kompletuar mbi këtë çështje”.

XS
SM
MD
LG