Ndërlidhjet

Pak shpresa për të mbijetuar nga fundosja e anijes në Kinë


Ilustrim
Ilustrim

Shpresat janë në venitje për ndonjë të mbijetuar nga fundosja e anijes në Lumin Yangtze të Kinës.

Anija me 456 njerëz në bord është mbytur mbrëmjen e së hënës si pasojë e motit të keq.

Tetëmbëdhjetë njerëz janë konfirmuar tashmë të vdekur, ndërsa vetëm 14 janë shpëtuar.

Zyrtarët thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar, por paralajmërojnë se kjo mund të jetë fatkeqësia më e keqe ujore e Kinës, në disa dekada.

Kapiteni, i cili ka mbijetuar dhe ndodhet tani në paraburgim së bashku me kryeinxhinierin, ka thënë se anija është goditur nga cikloni.

Pasagjerët në anije kanë qenë kryesisht turistë të moshuar.

XS
SM
MD
LG