Ndërlidhjet

Tsipras në Bruksel, negocion marrëveshjen për daljen nga kriza


Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras
Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras është nisur për në Bruksel, përderisa kreditorët ndërkombëtarë po përgatiten të prezantojnë planin për tejkalimin e krizës së borxheve të Greqisë.

Kreditorët ndërkombëtare më 3 qershor, do të paraqesin në detaje reformat ekonomike që janë të nevojshme që Greqia t'i bëjë, në mënyrë që të mund të marrë fonde në të ardhmen.

Draft-marrëveshja është bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane.

Në Bruksel, Tsipras do të takohet me shefin e Komisionit Evropian, Jean Claude Junker me të cilin do të diskutojë për propozimet e tij.

Tsipras, partia e të cilit Syriza ka fituar zgjedhjet në janar, me zotimin për të kundërshtuar masat e shtrënguara dhe jopopullore nga kreditorët e huaj, ka thënë se plani përfshinte “koncensione që do të jenë të vështirra”.

Greqia dhe kreditorët ndërkombëtarë janë bllokuar në negociata për muaj të tërë, në lidhje me lirimin e këstit të fundit prej 7.2 miliardë eurosh, nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë.

Athina përballet me pagesën që duhet t’i bëjë FMN-së në vlerë prej 1.6 miliard euro në muajin qershor. Kësti i parë është paraprarë të bëhet më pesë qershor.

Dështimi eventual i marrëveshjes në mes të Greqisë dhe kreditorëve, mund të çojë me daljen e Greqisë nga eurozona.

XS
SM
MD
LG