Ndërlidhjet

Kudrin: Ekonomia e Rusisë në krizë të thellë


Ish-ministri i Financave i Rusisë Aleksei Kudrin
Ish-ministri i Financave i Rusisë Aleksei Kudrin

Ish-ministri i Financave i Rusisë, Aleksei Kudrin tha se ekonomia e Rusisë është në “krizë të thellë”, për shkak të ikjes së kapitalit dhe rritjes së vogël ekonomike. Si shkaqe ai numëron konfliktin në lindje të Ukrainës si dhe çmimin ulët të naftës.

Kudrin duke iu adresuar sot Këshillit Federal në Moskë, tha se vetën vitin e kaluar, nga ikja e kapitalit bë vend ka qenë 150 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2015, kjo shifër mund të arrijë në 100-110 miliardë dollarë.

Ai tha se sektori privat është përgjegjësi kryesor për ikjen e kapitalit dhe se njerëzit po i tërheqin paratë nga Rusia për shkak se “diçka këtu nuk po funksionon”.

Kurdin, i cili ka qenë ministër i Financave në periudhën 2000-2011 tha se modeli ekonomik i Rusisë “duhet të ndryshojë”. Ai mendon se problemet kryesore të ekonomisë ruse janë “mungesa e reformave strukturore” në vitet e fundit.

Kurdin tha se kriza në Ukrainë, e cila solli edhe sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë, për shkak të përfshirjes së saj në këtë konflikt, është duke zvogëluar GDP-në e vendit prej 1 deri 1.5 për qind për çdo vit.

Ai ka shtuar se rreth 500,000 njerëz do të humbin vendet e tyre të punës për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në Rusi.

XS
SM
MD
LG