Ndërlidhjet

Libia “shtyn” krijimin e rezolutës për migrantët


Ilustrim
Ilustrim

Puna në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që autorizon misione detare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të frenohet migrimi vdekjeprurës përmes ujërave të Mesdheut, është vënë në pritje, derisa shteti i Libisë të pranojë operacionin, kanë thënë diplomatët të mërkurën.

Blloku i 28 shteteve të BE-së dëshiron që të kapë kontrabantuesit dhe të sulmojë anijet e tyre, në mënyrë që të ndalet fluksi i madh i emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të cilët po ikin nga vendi i tyre për shkak të luftërave dhe varfërisë.

Por, për veprime të tilla OKB-ja duhet të ketë pëlqimin e Libisë, e cila duhet të lejojë që këto operacione të kryehen në ujërat e saj.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Britania, Franca, Lituania dhe Spanja, kanë qenë duke krijuar rezolutën e cila do të lejonte operacionet në bazë të Kapitullit të 7 të OKB-së, për përdorimin e forcës.

Një zyrtar i lartë i OKB-së ka thënë se krijimi i rezolutës është vënë në pritje, deri kur të bëhet e qartë se ka pajtim nga Libia.

XS
SM
MD
LG