Ndërlidhjet

Shkatërrohet një fabrikë e prodhimit të bombave të IS-it


Irak-Foto arkivi
Irak-Foto arkivi

Sulmet nga ajri më 3 qershor në qytetin irakian të Hawijah-s kanë shkatërruar plotësisht fabrikën për prodhimin e makinave bomba të grupit militant Shteti Islamik, duke shkaktuar viktima të shumta dhe shkatërrim të madh material, thonë zyrtarët.

Shpërthimi nga kjo fabrikë është dëgjuar edhe në provincën Kirkuk, e cila është rreth 55 kilometra larg. Zyrtarët irakianë thonë se sulmi është bërë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërtesa, në të cilin ndodheshin tanke, sasi e madhe e eksplozivit, ishte “fabrika më e madhe në Siri dhe Irak”, ka thënë një kolonel irakian për AFP.

Mediat raportojnë se një numër i madh i militantëve të IS-it dhe civilë janë vrarë dhe plagosur.

Al Jazeera raporton se dhjetëra njerëz janë vrarë në Hawijah. Një burim ka thënë se në mesin e të vrarëve janë edhe rreth 70 civilë, por këto shifra ende nuk janë konfirmuar.

Grupi militant Shteti Islamik ka ndërtuar makina bombë në këtë fabrikë.

Qyteti i Hawijah-s gjendet 225 kilometra në veri të Bagdadit, dhe është njëra prej zonave më strategjike të IS-it, pasi përmes saj kalojnë disa nga rrugët më të rëndësishme në Irak.

XS
SM
MD
LG