Ndërlidhjet

logo-print

Fatkeqësia në Kinë: Protestojnë të afërmit e viktimave


Pamje nga fatkeqësia në Lumin Yangtze të Kinës.

Pamje nga fatkeqësia në Lumin Yangtze të Kinës.

Të afërmit e rreth 400 personave të zhdukur nga fundosja e anijes në Lumin Yangtze të Kinës, kanë protestuar pranë vendit të fatkeqësisë.

Dhjetëra njerëz kanë thyer kordonin e policisë në provincën Hubei, duke kërkuar më shumë informacione.

Mediat shtetërore raportojnë se 65 njerëz janë konfirmuar të vdekur si pasojë e mbytjes së anijes Ylli Lindor, të hënën në mbrëmje.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të trupave, por asnjë person nuk është nxjerrë i gjallë qysh të martën.

Pasagjerët kanë qenë kryesisht turistë të moshuar.

Kapiteni dhe kryeinxhinieri i anijes, të dy të mbijetuar, kanë thënë se anija është goditur nga cikloni.

XS
SM
MD
LG