Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Kina mund t’i bashkohet Partneritetit të Trans-Paqësorit


Presidenti i SHBA-ve President Barack Obama

Presidenti i SHBA-ve President Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka sugjeruar se Kina mund t’i bashkohet Paktit Tregtar të Trans-Paqësorit, të cilin është duke e negociuar vetë ai, duke rritur perspektivat e një marrëveshjeje që përfshin pjesën më të madhe të globit.

Me bisedimet që janë duke përfunduar, në mes të 12 anëtarëve të Partneritetit Trans-Paqësor, ku përfshihen ekonomitë më të mëdha që janë në kufi me Paqësorin përveç Kinës, Obama ka lënë të kuptohet se liderët e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, janë të gatshëm t’i bashkohen këtij partneriteti.

“Ata tashmë kanë filluar që t’i mendojnë mundësitë e tyre që të marrin pjesë në këtë partneritet në një moment të caktuar”, ka deklaruar Obama për një radio publike.

Kjo marrëveshje përfshin ekonomitë e mëdha si Japonia, Korea e Jugut, Vietnami, Kanadaja dhe Australia. Një marrëveshje e ngjashme e cila është duke u diskutuar është edhe ajo në mes të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

Por, problemi më i madh për Obamën është pikërisht në Shtëpinë e Bardhë, e cila momentalisht është duke luftuar për të mbledhur vota në Kongres, në mënyrë që presidentit t’i jepet e drejta për të negociuar marrëveshje me fuqitë tregtare.

Nëse një ditë Kina i bashkohet këtij partneriteti, kjo ka gjasa që të rrisë shqetësimet e Demokratëve të Obamës, për shkak të ikjes së fuqisë punëtore jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG