Ndërlidhjet

OKB organizon bisedimet për paqe në Jemen


Jemen
Jemen

Kombet e Bashkuara planifikojnë të organizojnë bisedime paqësore midis palëve luftuese në Jemen.

Diplomatët kanë thënë se ato do të mbahen më 14 qershor në Gjenevë.

I dërguari i OKB-së në Jemen i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se rebelët Huthi nuk janë pajtuar ende për bisedime, por një komandant i tyre i ka thënë agjencisë The Associated Press se ata do t’i ndjekin bisedimet.

Muhammad al-Houthi ka thënë se presidenti në mërgim i Jemenit, Abed Rabbo Mansour Hadi, është ai që ka prishur negociatat e parapara më 28 maj, duke kërkuar që rebelët fillimisht të tërhiqen nga të gjitha territoret që kanë pushtuar.

“Ata po vënë parakushte për të penguar bisedimet që mund t’i çojnë njerëzit e Jemenit në zgjidhje”, ka thënë Houthi.

Rebelët Huthi, të cilët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin e Jemenit, Sana, shtatorin e kaluar, dhe më pas janë shpërndarë në gjithë vendin, duan armëpushim si parakusht për bisedime.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke sulmuar caqet e tyre qysh më 26 mars.

XS
SM
MD
LG