Ndërlidhjet

Boston: Usaama Rahim planifikonte vrasje me prerje koke


Boston - foto arkivi

Boston - foto arkivi

Hetuesit amerikanë kanë thënë se personi që është vrarë nga policia, këtë javë në Boston, ka planifikuar t’i presë kokën një viktime të paidentifikuar dhe se pastaj ka ndërruar mendje, duke dashur të vrasë zyrtarë policorë.

Një task-forcë e agjentëve të FBI-së dhe policisë është konfrontuar me Usaama Rahimin më 2 qershor dhe e ka qëlluar atë për vdekje, pasi ka refuzuar të lëshojë thikën e tij.

Në letrat e gjykatës thuhet se Rahim, 26 vjeç, ka blerë disa thika të mëdha online dhe se ka pasur për qëllim t’i presë kokën “një viktime në një shtet tjetër”.

Në bazë të një bisede të regjistruar nga FBI, Rahim ka informuar një bashkëpunëtor të dyshuar, David Wright, se ai tani synon të sulmojë “djemtë blu”.

Hetuesit besojnë se “djemtë blu” është kod për zyrtarët policorë në Boston.

Wright, 25 vjeç, është akuzuar për konspiracion për të penguar hetimin federal.

XS
SM
MD
LG