Autoritetet në Gana bëjnë të ditur se një shpërthim në një pikë karburanti në kryeqytetin Akra ka vrarë së paku 73 njerëz.
Raportet thonë se shumica e viktimave kanë kërkuar strehim në stacionin e gazit nga shiu i furishëm.
Billy Anaglate, zëdhënës i zjarrfikësve, ka thënë se shpërthimi është shkaktuar nga një zjarr në terminalin pranë të kamionëve.
Shenjat e parë sugjerojnë se zjarri ka nisur nga një aksident, ka thënë Anaglate.