Ndërlidhjet

Itali: Arrestohen 44 persona për korrupsion


Ilustrim

Ilustrim

Policia italiane ka arrestuar 44 persona në rrethinë të Romës dhe në qytete të tjera të vendit, në operacionin e fundit kundër aktiviteteve mafioze.

Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në aktivitete korruptive dhe përvetësim të fondeve publike për të siguruar akomodimin e migrantëve.

Policia njoftoi sot se për korrupsion dhe përvetësim të fondeve publike janë duke u hetuar mbi 20 persona të tjerë.

Italia listohet në mesin e vendeve më të korruptuara në Bashkimin Evropian, në indeksin e publikuar nga Transparency International.

XS
SM
MD
LG