Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: "Kërcënim kolosal" për rifillim të luftimeve lindje të Ukrainës


Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka paralajmëruar se ka një, siç e quajti ai, "kërcënim kolosal" që luftimet në lindje të Ukrainës të rifillojnë në "shkallë të lartë".

Në adresimin e tij vjetor në parlament, Poroshenko gjithashtu tha se ushtria e Ukrainës duhet të jetë e gatshme ta mbrojë shtetin kundër “një pushtimi në shkallë të plotë përgjatë gjithë kufirit me Rusinë.

Ai shtoi se më shumë se 9 mijë ushtarë rus ndodhen momentalisht në Ukrainë.

Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për mbështetje të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, gjë të cilën Moska e mohon.

Deklaratat e Poroshenkos vijnë një ditë pas shtimit të madh të luftimeve midis forcave qeveritare dhe rebelëve.

Zyra e Presidencës së Ukrainës tha se të paktën pesë ushtarë janë vrarë dhe 39 janë plagosur gjatë luftimeve.

Shumica e të vrarëve u raportuan afër qytetit të Maryinka.

Rebelët fajësojnë trupat qeveritare për përshkallëzimin e situatës dhe thonë se 15 civilë dhe luftëtarë separatistë u vranë nga bombardimet e qeverisë.

XS
SM
MD
LG