Ndërlidhjet

Koreja Jugore konfirmon vdekjen e tretë nga virusi MERS


Pamje nga Koreja Jugore, pas shpërthimit të virusit MERS

Pamje nga Koreja Jugore, pas shpërthimit të virusit MERS

Koreja Jugore ka konfirmuar sot se një burrë që vdiq një ditë më parë, ka qenë i infektuar me Sindromën e Lindjes së Mesme të Kanaleve të Frymëmarrjes (MERS), duke shënuar rastin e tretë të shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Burri 82 vjeçar, i shtrirë në spital nga astma dhe pneumonia, ishte vendosur në dhomën me të tjerë që vuanin nga MERS-i, dhe vdiq të mërkurën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Viktima ishte personi i 36 i infektuar me MERS në Korenë Jugore, shpërthimi më i madh që ka ndodhur jashtë Lindjes së Mesme.

XS
SM
MD
LG