Ndërlidhjet

logo-print

OKB bën thirrje për ndihmë urgjente për Irakun


Irak, familje të zhvendosura

Irak, familje të zhvendosura

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për krijimin e një fondi gati gjysmë miliard dollarë, për ndihmë ndërkombëtare për krizën e përkeqësuar humanitare në Irak.

Lise Grande, koordinatore e OKB-së për Irakun, e bëri këtë kërkesë sot, duke thënë se "më shumë se 50 për qind e operacionit do të mbyllet ose të prehet përsëri, në qoftë se paratë merren menjëherë."

OKB bashkë me partnerët e saj po kërkojnë 497 milionë dollarë për të paguar për strehim, ushqim dhe ujë për gjashtë muajt e ardhshëm, për 5.6 milionë njerëz të zhvendosur apo të prekur nga dhuna.

Rreth 3 milionë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i vitit 2014.

Një ofenzivë e ripërtërirë nga grupi militant i Shtetit Islamik në perëndim të Irakut ka zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz gjatë muajit të kaluar.

XS
SM
MD
LG