Ndërlidhjet

Arrin në 96 numri i të vdekurve nga zjarri në Gana


Ka arritur në së paku 96 numri i të vdekurve nga një shpërthim në një pikë karburanti, në kryeqytetin e Ganës, Akra.

Raportet thonë se shumica e viktimave kanë kërkuar strehim në stacionin e gazit nga shiu i furishëm.

Billy Anaglate, zëdhënës i zjarrfikësve, ka thënë se shpërthimi është shkaktuar nga një zjarr në terminalin pranë të kamionëve.

Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa njerëz janë ende të zhdukur.

XS
SM
MD
LG