Ndërlidhjet

Turqi: 3,300 refugjatë sirianë kalojnë kufirin për 2 ditë


Kamp i refugjatëve sirianë në Turqi
Kamp i refugjatëve sirianë në Turqi

Një zyrtar i qeverisë turke thotë se më shumë se 3,300 sirianë kanë kaluar në Turqi gjatë dy ditëve të fundit, duke u larguar nga luftimet mes militantëve të Shtetit Islamik dhe forcave kurde në rajonin Tel Abyad, në veri të Sirisë.

Zyrtari tha të enjten se refugjatët kanë hyrë në Turqi në pikën e kalimit kufitar Akcakale.

Ai përmendi gjithashtu një sulm ajror të koalicionit të udhëhequr nga SHBA në zonat rurale pranë Tel Abyad.

Ai foli në kushte anonimiteti për shkak të rregullave që zyrtarëve iu ndalohet të flasin pa autorizim me gazetarët, raporton AP.

Tel Abyad është një lidhje kyçe në mes të Turqisë dhe qytetit verior sirian të Raqqas, që tashmë konsiderohet si kryeqytet i Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG