Ndërlidhjet

IS ndalon rrjedhën e lumit Eufrat


Lumi Eufrat
Lumi Eufrat

Grupi militant i Shtetit Islamik kanë mbyllur disa diga të lumit Eufrat në afërsi të Ramadait, duke zvogëluar kështu rrjedhjen jetike të ujit në zonat që po kontrollohen nga trupat qeveritare.

Ky veprim i militantëve kërcënon të lërë pa ujë të pijshëm,mijëra banorë të zonës dhe trupat irakiane.

Gjithashtu një gjë e tillë përbën kërcënim për forcat e sigurisë, të cilët po luftojnë për të rimarrë nën kontroll qytetin e Ramadit.

Nëse niveli i ujit bjen, sipas këshiltarit në Anbar, Taha Abdul-Ghani, kryengritësit mund ta kalojnë Eufratin në këmb dhe të sulmojnë përgjatë lumit, duke iu afruar shumë bazës ushtarake të Habanijas.

Në këtë bazë është përdorur si vend për stërvitje për trupat irakiane dhe milicive shiite në luftën e tyre për të rimarrë Ramadin.

Kjo nuk është hera e parë që grupi ekstremist Shteti Islamik përdor ujin si armë. Më herët gjatë këtij viti, ata kishin pakësuar furnizimet me ujë në qytetin e Falluxhas.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar më 3 qershor se janë duke kërkuar të dhëna të tjera për të konfirmuar reduktimin e ujit nga diga al-Ëarar”.

“Përdorimi i ujit si mjet i luftës është veprim që dënohet pavarësisht rrethanave”, ka thënë zënëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-sëm Stephane Dujarric.

“Këto veprime janë shqetësuese”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG