Ndërlidhjet

Dy shokë të Tsarnaev-it dënohen sot


 Dzhokhar Tsarnaev

Dzhokhar Tsarnaev

Dy shokë e sulmuesit të maratonës së Bostonit Dzhokhar Tsarnaev, do të dënohen sot.

Azamat Tazhayakov shtetas kazak, është gjetur fajtor për pengimin të drejtësisë pas sulmeve me bomba në vitin 2013, ku u vranë tre persona dhe u plagosën 264 të tjerë.

Ndërkaq, amerikani Robel Phillipos është dënuar po ashtu pasi që ai kishte gënjyer hetuesit.

Prokurorët kanë kërkuar 4 vjet burim për Tazhayakov-in, ndërkaq, akoma nuk kanë treguar se çfarë dënimi do të kërkojnë për Phillipos.

Më herët gjatë kësaj jave, shoku i tretë i Tsarnaev-it, Dias Kadyrbaev nga Kazakistani, është dënuar me 6 vjet burgim për shkak se ai ka penguar hetimet për rastin e maratonës së Bostonit.

Dzhokhar Tsarnaev është dënguar me vdekje në maj të këtij viti.

XS
SM
MD
LG