Ndërlidhjet

Shteti Islamik kërcënon Ballkanin


Pamje nga videoja, Al-Kosovi
Pamje nga videoja, Al-Kosovi

Një video 20 minutëshe, e shfaqur nga ajo që njihet si qendra mediale “Al-Hayat”, e ndërlidhur me grupin militant Shteti Islamik, luftëtarë të këtij të fundit kanë kërcënuar shtetet e Ballkanit, Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë, Maqedoninë…

Dy prej tyre, Abu Muqatil (Al Kosovi) dhe Abu Bilqis (Al Albani) duke folur në gjuhën shqipe kanë paralajmëruar hakmarrje “ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët”, ndërsa thonë se “armiqtë e Allahut po kërkojnë t’i përçajnë”.

Në mesazhin e Al Kosovit flitet për “ditë të zeza” ndaj atyre që kanë nënçmuar muslimanët dhe Allahun, “në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin”, duke kërcënuar se duhet të “kenë frikë të punojnë në zyrat e tyre, do të tmerrohen e trishtohen në shtëpitë e tyre, edhe kur flenë”.

Vërtetësia e videos nuk është konfirmuar ende nga autoritetet e rendit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG