Ndërlidhjet

Poroshenko: Ukraina do të rimarrë Krimenë


 Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha se Ukraina "do të bëjë çmos për të rimarrë kontrollin në Krime".

Duke folur për gazetarët në Kiev sot, Poroshenko tha se "çdo ditë dhe çdo moment ne do të bëjmë çdo gjë për të kthyer Krimenë në Ukrainë".

Poroshenko u betua se do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të mbajtur sanksionet kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në muajin mars të vitit 2014.

"Është e rëndësishme të mos i jepet Rusisë mundësia të thyejë koalicionin botëror pro-Ukrainë", tha Poroshenko.

Poroshenko gjithashtu theksoi se kërcënimi i invazionit rusë është "shumë i lartë".

Petro Poroshenko gjatë fjalimit të tij vjetor, k paralajmëruar se ka një, siç e quajti ai, "kërcënim kolosal" që luftimet në lindje të Ukrainës të rifillojnë në "shkallë të lartë".

XS
SM
MD
LG