Ndërlidhjet

Tetë sulmues të Malalës lirohen “fshehurazi”


 Malala Yousafzai
Malala Yousafzai

Tetë nga dhjetë personat e burgosur për vrasje në tentativë të aktivistes pakistaneze të arsimit, Malala Yousafzai, janë liruar fshehurazi.

Në muajin prill, zyrtarët në Pakistan kanë thënë se dhjetë talibanë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me nga 25 vjet burgim.

Por, BBC, duke u thirrur në disa burime, raporton se vetëm dy persona që janë gjykuar, janë dënuar.

Vendimi i gjykatës, që për herë të parë është parë sot, thotë se dy burrat e dënuar, janë ata që kanë qëlluar Malalën më 2012.

Muneer Ahmed, zëdhënës i Komisionit të Lartë të Pakistanit në Londër, ka thënë se tetë të akuzuarit janë liruar, për shkak të mungesës së provave.

Saleem Marwat, shef i policisë në Suat të Pakistanit, ka konfirmuar po ashtu se vetëm dy veta janë dënuar.

Malala u ka mbijetuar të shtënave në kokë.

Ajo ka fituar famë botërore për luftën e saj për të drejtat e të gjithë fëmijëve, përfshirë edhe vajzat, në arsim.

Malala, e cila tani është 17 vjeçe, është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe më 2014.

XS
SM
MD
LG