Ndërlidhjet

Kërkohet dorëheqja e kryeministrit të Rumanisë


Victor Ponta

Victor Ponta

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit të japë dorëheqje pasi prokurorët kanë filluar ta hetojnë për korrupsion.

Drejtimi Kombëtar Antikorrupsion (DNA) tha sot se kryeministri Victor Ponta është i dyshuar për krime, përfshirë falsifikim, shpëlarje parash, konflikt të interesit dhe evazion fiskal.

DNA tha se Ponta është i ngarkuar me akuzën se ka marrë 63 mijë euro nga një kompani ligjore e një bashkëpunëtori të ngushtë për punë fiktive juridike ndërmjet viteve 2007-2008. Sipas tyre, Ponta ka përdorur paratë për të blerë dy banesa luksoze në Bukuresht.

DNA tha se prokurorët do të paraqesin një kërkesë zyrtare në parlament, për të tërhequr imunitetin e Pontas.

Ponta tha se nuk do të japë dorëheqje nëse parlamenti nuk e shkarkon.

XS
SM
MD
LG