Ndërlidhjet

Zaev nuk shkon në Bruksel


Zoran Zaev

Zoran Zaev

Lideri i opozitës së Maqedonisë Zoran Zaev tha sot se është duke u tërhequr nga bisedimet e 10 qershorit, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, që synojnë t'i japin fund krizës politike disa mujore të vendit.

Zoran Zaev citoi komente të ndërmjetësuesit të BE-së, komisionarit për zgjerim, Johannes Hahn, për të cilat tha se kishin "elemente të njëanshme".

Hahn të martën ndërmjetësoi një marrëveshje në parim midis Zaevit dhe kryeministri Nikolla Gruevski për zgjedhje të parakohshme, dhe shpresonte që kjo marrëveshje të nënshkruhej javën e ardhshme në Bruksel.

XS
SM
MD
LG