Ndërlidhjet

Vdes këshilltari i Saddam Hussein, Tariq Aziz


Tariq Aziz
Tariq Aziz

Tariq Aziz, një zyrtar i lartë në kohen e regjimit të sunduesit të Irakut Saddam Hussein, ka vdekur në moshën 79 vjeçare.

Aziz, këshilltar i afërt i Husseinit, shërbeu si ministër i Jashtëm gjatë viteve 1983-1991 dhe si zëvendëskryeministër gjatë viteve 1979-2003.

Ai iu dorëzua forcave të Shteteve të Bashkuara në vitin 2003 dhe vazhdimisht është raportuar për shëndetin e tij të dobët që disa vite, gjatë kohës sa ishte në burg.

Aziz, i krishterë, emri i vërtetë i së cilit ishte Mikhail Yuhanna, për herë të parë u takua me Husseinin në vitin 1950, si aktivist i Partisë Ba'ath.

Aziz u dënua me vdekje në vitin 2010, pasi ishte shpallur fajtor për "vrasje dhe krime kundër njerëzimit", por presidenti i Irakut Jalal Talabani refuzoi të nënshkruante urdhërin për ekzekutimin e tij.

XS
SM
MD
LG