Ndërlidhjet

Ekspozita "Vatican Splendors" hapet në SHBA në shtator


Pikturë e Michelangelos

Pikturë e Michelangelos

Vizitorët që do të shkojnë në Filadelfia të shohin Papën do të mund të shohin edhe art të çmueshëm nga Vatikani.

"Vatican Splendors" hapet më 19 shtator në Institutin Franklin. Aty do të ketë kryevepra të Michelangelos, veshje të mëndafshta, objekte fetare dhe fragmente të eshtrave të shenjtorëve Peter dhe Paul.

Ekspozita tregon evolucionin e Kishës Katolike Romake, përmes objekteve si mozaikët, freska, harta dhe dokumente.

Papa Françesk pritet të vizitojë Filadelfian në shtator, për Mbledhjen Botërore të Familjeve, një mbledhje e katolikëve që synon të shtrëngojë marrëdhëniet familjare.

"Vatican Splendors" ka udhëtuar edhe nëpër vende tjera të SHBA-ve, por organizatorët thonë se 40 për qind e objekteve janë të reja për këtë ekspozitë.

Ekspozita do të qëndrojë në Filadelfia deri në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG