Ndërlidhjet

Papa Françesku mbërrinë në Sarajevë


Ilustrim
Ilustrim

Papa Françesku ka arritur në Sarajevë të Bosnjes dhe Hercergovinës. Në vizitën e tij njëditore ai synon që të forcojë pajtimin në mes të komunitetit serb, kroatë dhe myslimanëve të këtij vendi.

Hera e fundit kur një kre i Vatikanit ka vizituar këtë vend, ka qenë 20 vjet më parë, pas përfundimit të luftës.

Gjatë qëndrimit të tij 10 orësh në Bosnje, Papa Françesko do të mbajë një shërbesë në stadiumin Olimpik, ku pritet të marrin pjesë 65 mijë njerëz. Aty pritet të jenë të pranishëm klerikë katolikë, ortodoksë, myslimanë si dhe përfaqësuesit e komunitetit herbrenj.

Masat e sigurisë janë të mëdha dhe 5,000 policë do të jenë në detyrë, pasi që pritet që 100 mijë njerëz do të mundohen të takojnë Atin e Shenjtë.

Më shumë se një e treta e popullatës në Bosnje janë kroatë katolikë, dhe shteti prej 3.8 milionë banorësh është i ndarë në Republikën Serbe të Bosnjes dhe në Federatën Kroate-Myslimane.

XS
SM
MD
LG