Ndërlidhjet

logo-print

Carter: Hapa të rinj për t’iu kundërvënë agresionit rus në Ukrainë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Shtetet e Bashkuara duhet të ndërrmarin hapa të tjerë për t’iu përgjigjur konfliktit në Ukrainë, pasi që sanksionet ekonomike dhe aksionet e tjera të Perëndimit kanë dështuar që të shtynë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin të ndërrojë kursin, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Pas takimit me diplomatë dhe me zyrtarë ushtarakë në Stuttgart të Gjermanisë, Carter ka thënë se Pentagoni është i shqetësuar “me gjërat e tjera që po ndodhin”, pas luftimeve që filluan këtë javë në Ukrainën lindore.

Shqetësimi i Carterit vjen pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili ka akuzuar Moskën se ka dërguar armë të reja më të sofistikuara, për të ndihmuar rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës, përfshirë këtu edhe artileri dhe sisteme kundër-ajrore.

“Ajo që është e qartë është se sanksionet janë duke ndikuar në ekonominë ruse”, duke shkaktuarvështirësi për rusët dhe vendi do të kalojë një recension të thellë këtë vit, u tha gazetarëve Carter.

“Ajo që nuk është e qartë akoma është se nëse efekti në ekonominë e vendit, do ta frenojë Putinin që të ndjekë kursin që ndoqi vitin e kaluar në Krime”, kur Moska e aneksoi këtë territor të Ukrainës.

Kjo do të thotë se NATO është duke e rishikuar strategjinë e tij, tha Carter.

“Ka gjëra të tjera që ne duhet t’i bëjmë që të bindemi me faktin se ... Putini nuk duket se do të ndryshojë kurs”, ka thënë Carter.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se gjatë mbledhjes në Stuttgart nuk është marrë asnjë vendim, por është diskutuar për rritjen e numrit të trajnimeve ushtarake të SHBA-ve dhe NATO-s.

XS
SM
MD
LG