Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Sulmi në Dijarbakir, provokim para zgjedhjeve


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, e ka konsideruar si “provokim” shpërthimin që ndodhi në juglindje të Turqisë ku u vranë dy vetë dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Ky incident vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen nesër më 7 qershor.

Erdogan, në një deklaratë për media ka shprehur keqardhje lidhur me incidentin dhe u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave.

Presidenti turk theksoi se autoritetet do të hetojnë me kujdes incidentin, i cili ndodhi në një tubim zgjedhor të partisë opozitare pro-kurde, në qytetin me shumicë kurde Dijarbakir.

XS
SM
MD
LG