Ndërlidhjet

Obama rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama “rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Kështu i ka thënë në një bisedë telefonike Obama homologut të tij ukrainas Petro Poroshenko, njofton Shtëpia e Bardhë.

Të dy liderët “kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për sulmet e fundit të separatistëve pro-rusë afër rajonit të Donjeckut në Ukrainë, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Biseda në mes të Obamas dhe Poroshenkos, vjen para samitit të grupit të Shtatë Ekonomive më të zhvilluara në Gjermani, ku konflikti në Ukrainë, pritet që të jetë tema kryesore e diskutimeve.

Obama është zotuar që të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur reformat në Ukrainë.

Gjithashtu presidenti Omaba ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për “zgjidhje diplomatike” për konfliktin në lindje të Ukrainës, dhe bëri thirrje që të bëhet presion i vazhdueshëm mbi Rusinë dhe separatistët pro-rusë që “t’i përmbahen në mënyrë rigoroze”, marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Minks.

XS
SM
MD
LG