Ndërlidhjet

Talebanët kanë nisur sulme në veriperëndim të Afganistanit


IlustrimHelmand province, June 4, 2015
IlustrimHelmand province, June 4, 2015

Një zyrtar afgan tha se qindra kryengritës talebanë kanë nisur një sulm të madh në një lagje të largët në provincën verilindore Badakhshan të vendit.

Sakhi Dad Haidari, një zëvendës shefi i policisë në këtë provincë, tha se sulmet nisën në mëngjes në rrethinën e Yamgan-it, një vend malorë.

Haidari tha se policia ka nevojë për mbështetje ajrore dhe përforcime tokësore.

Lal Mohammad Ahmadzai, një zëdhënës i shefit të policisë provinciale në Badakhshan, thotë se kryengritësit janë afër selisë së qarkut dhe një betejë intensive është duke ndodhur.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se talebanët marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Ky sulm mes këtyre forcave vjen pasi forcat amerikane dhe ato të NATO-s kanë përfunduan misionin e tyre ushtarak në këtë vend në fund të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG