Ndërlidhjet

Papa Françesku, thirrje boshnjakëve - punoni për paqe dhe pajtim


Ilustrim

Ilustrim

Papa Françesku u ka bërë thirrje myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve të Bosnjës, që t'i lënë prapa “plagët e thella” të së kaluarës dhe të punojnë së bashku për një të ardhme paqësore.

Ati i Shenjtë po zhvillon një vizitë njëditore në Sarajevë dhe atje u mirëprit nga mijëra boshnjakë, të cilët kishin dalë ta përshëndesnin derisa po kalonte autokolona prej aeroportit nëpër qytetin e banuar nga rreth 300 mijë myslimanë.

Në fjalimin e tij në Presidencë e Bosnjës, Papa u bëri thirrje boshnjakëve që të kundërshtojnë “barbarinë” e atyre që vazhdojnë të mbjellin ndarjen “si një pretekst për dhunë të tmerrshme”.

Ati i Shenjtë u bëri thirrje boshnjakëve që të vazhdojnë të punojnë për paqe dhe respekt ndërfetar, përmes durimit dhe dialogut të besueshëm.

“Kjo do të lejojë që zërat e ndryshëm të bashkohen dhe të krijojnë një melodisublime të fisnikërisë dhe bukurisë, në vend të klithmave fanatike të urrejtjes”, tha ai.

Papa Françesku më pas ka shkuar në stadiumin e Sarajevës, ku edhe do të zhvillohet ngjarja kryresore e vizitës së tij. Aty do të marrin pjesë 65 mijë njerëz, shumica prej tyre katolikë.

XS
SM
MD
LG